Ministri Elbert Krasniqi priti në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

16:04 | 26 Maj 2022
arbresh.info

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim sot, nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Ministri Krasniqi i shprehi mirëseardhje Wieland në Prishtinë dhe falënderoj për mikëpritjen e ngrohtë të cilën Wieland ia bëri gjatë vizitës së Krasniqi në Strasburg.

Në takim me Wieland, Ministri Krasniqi ka ritheksuar angazhimin e Komunave të Kosovës në përmbushjen e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA II).

Gjithashtu, biseduan për mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e saj në iniciativa rajonale të BE-së si dhe iniciativa të reja që mundësojnë përafrimin e qyteteve dhe qytetarëve të Kosovës me ato të BE-së me qëllim të prosperitetit ekonomik në frymën e unitetit, tolerancës si dhe dialogut konstruktiv në mes të komuniteteve.​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme