Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në facebook, ka kritikuar qëndrimin jashtë Kosovës të kryeministrit Kurti tash e tri javë duke e quajtur të papërgjegjshme. Ajo ka ironizuar me vazhdimin e vizitës së Kurtit nga ShBA në Zvicër dhe qëndrimin në një fabrikë çokolladash.
Çitaku ka thënë se vizita e Kurtit mund të kualifikohet si studentore
“E paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjëshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës. Sot e paska vizituar njê fabrikë të çokolladave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje. Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti”, ka shkruar ajo.
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA ka thënë tutje se bordi i ri i AKP-së i emëruar nga Kurti ka shpallur valën e re të privatizimeve përkundër deklaratave të Kurtit se s’do të ketë privatizime.
“Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve ( kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë)”, ka Çitaku ./arbresh.info/
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...