Tifozi më i njohur shqiptar, Ismail Morina, më mirë i njohur si “Ballisti”, u arrestua dje nga policia shqiptarë në Kukës.
Ndaj “Ballistit” kishte urdhër arresti pasi ishte i dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armëmbajtje pa leje.
E mediat shqiptare raportojnë se pas disa orësh, tifozi që u bë i njohur për lëshimin e dronit të famshëm në Beograd, u dërgua në Durrës, raporton /arbresh.info/.
Gjithnjë sipas mediave shqiptare, në dëshminë e tij pas arrestimit, “Ballisti” ka thënë se mbante armë pasi ndihej i kërcënuar nga qarqet serbe.
Serbia e kishte kërkuar ekstradimin e Ballistit për ta gjykuar në Beograd, pas kaosit që u shkaktua si rezultat i dronit të lëshuar në stadium në ndeshjen e famshme dhe të paharrueshme, Serbi – Shqipëri, e cila ishte ndërprerë.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit