Google ADS

20 Komuna përfitojnë rreth 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitete nga MAPL

12:00 | 26 Maj 2022
arbresh.info

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me 20 Komunat përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete në Komunat e Republikës së Kosovës. MAPL do të mbështes 28 projekte në 20 Komuna në vlerë prej 1 milion euro.

Komunat përfituese nga programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete janë: Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtimja, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti.

MAPL do të vazhdojë të mbështes Komunat për projekte infrastrukturore edhe në të ardhmen me qëllim që këto projekte të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme