Shumë tifozë kanë bërë tollovi tek vendi ku shiten biletat për ndeshjen finale të dytë mes Trepçës dhe Golden Eagle Ylli, në përpjekje për të siguruar biletat për pjesëmarrje.
Policia është detyruar të përdorë sprej, në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Ndeshja e dytë do të mbahet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndërsa e para, të cilën e fitoi Ylli me vetëm një pikë në epërsi, u mbajt në Suharekë.
Ekipi që arrin tri fitore do të shpallet kampion për këtë sezon të Superligës në basketboll. /Klankosova.tv/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...