Muja: Trustin po e kërkojnë milionerat, villat e veturat mbani vetë

11:25 | 26 Maj 2022
S D

Debat i ashpër ka shpërthyer në Kuvendin e Kosovës në lidhje me mos miratimin e tërheqjes së 30% të Trustit, si dhe shtrenjtimit të rrymës nga ana e ZRrE-së, shkruan arbresh.info.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, në Kuvend tha se Rregullatori e ka shtrenjtua energjinë elektrike për ta që shpenzojnë duke bërë me dorë nga deputet e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sa i përket fatuarve të energjisë elektrike gjithmonë në zhargonin e opozitës dëgjojë qytetarët e Trusti, Rregullatori i Energjisë Elektrike ka vendosur me ua shtrenjtua rrymën e shtrenjtë të importuar për shkak se nuk është investu në kapacitete të energjisë dhe kur na ka nxan kriza kemi pas dy opsione me ua shtrenjtua gjithëve kapak ose me ua shtrenjtua atyre që shpenzojnë mas shumti dhe Rregullatori ka vendos me ua shtrenjtua rrymën ata që e shpenzojnë 17%e konsumatorëve të pasur e shpenzojnë 675 të energjisë dhe në ndërkohë 83% e shpenzojnë 37.4$ të energjisë cila është logjika që në ti subvencionojmë shtresat e pasura të shoqërisë e njejta është edhe te Trusti”, tha Muja.

Ndërsa për tërheqjen e Trustit, Muja tha se nga kjo përfitojnë vetëm shtresat e pasura që kanë qenë në pushtet për një dekadë.

“Këkresa për Trustin e ka qëllimin që të përfitojnë 60 mijë qytetarë kryesisht shtresa të pasura të shoqërisë pra janë ba disa milionerë këtu që kanë qenë në pushtet qe një dekadë tash ju ka shtrenjtu rryma edhe po ankohen. Villat edhe veturat e shtrenjta ti financojnë vetë’, deklaroi Muja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme