Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, pas kundërshtimit të tërheqjes së 30% të Trustit, ka kërkuar nga Ministri i Financave që të jetë pro këtij projektligji, shkruan arbresh.info.
Haxhiu po ashtu u treguar i ashpër në raport me ligjin për pagën minimale duke kritikuar ministrin Murati që ka kërkuar të votohet një ligj diskriminues.
“A i ki 61 vota me i kalu ligjet, nuk kem mund me e bind pushtetin s’ke punë me opozitën për me i votu projektligjet sepse ke problem me paaftësi se nuk mundesh me i kalu ligjet sepse ki problem me mazhorancën sepse në ligjin për pagë minimale ke ba diskriminim te kategoritë më të ndishme në shoqërinë tonë të verbëritë, paraplegjikët, tetraplegjikët dhe veteranët. E ke shkel ligjin e ke caktua pagën minimale në kundërshtim me ligjin për Këshillin ekonomiko-social pa diskutim.Ajo çka ke ba është ofendim është diskriminim si ki fytyrë me thanë s’po ma votoni nië ligj diskriminues që është në kundërshtim me Kushtetutën. Po ta japim një mundësi jepe një pro për tërheqjen e Trustit dhe paret e Qeverisë le të fokusohen në kategoritë më të ndishme”, tha Haxhiu.
Haxhiu tutje tha se problemi nuk është tek opozita por të pozita për mos votim të projektligjeve.
“Ministri i Financave do duhej të ishte ministër që jep zgjidhje në Kuvend e jo një ministër që vjen me vajtua këtu e në veçanti gjithmonë duke vajtu në opozitën. Ministër i ke pa 82 vota me votu Presidenten edhe mundesh me i ba kurdush prapë me kalu çdo projektligj edhe marrëveshje ndërkombëtare edhe pa opozitën qysh e keni ba për Presidenten”, tha Haxhiu./arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor