LDK-së dhe aktivistja politike, Melihate Tërmkolli, ka folur për qeverisjen aktuale në Kosovë. Sipas Tërmkollit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë larg të qenit liderë politikë.
“Janë larg për të qenë liderë të realizimit të interesave të qytetarëve dhe mbrojtës të shtetit të Kosovës. Shteti nuk mbrohet me fjalë, shteti nuk lëviz me fjalë, me ligjërata nuk lëvizin proceset politike”, ka thënë Tërmkolli. Ish-deputetja e ish ministrja e ka cilësuar si qeverisjen më të dobët që nga paslufta, qeverisjen aktuale. “Jemi në një fazë ku nuk po bëhet politikë, jemi në një situatë të ngrirë politike nuk po shihet zhvillim, e as projekt ose plan ku mund të pritet që do të ketë një ndryshim të madh pozitiv. Është një qeveri ku realiteti politik i saj është virtual. Është një diçka që po ndërtohet jashtë këtij realiteti”, u shpreh Tërmkolli.
Ajo theksoi se ka një mënyrë, një nivel të qasjes ndaj miqve dhe ndaj atyre që janë pjesë e pandarë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.Tërmkolli pati kritika edhe për opozitën, duke thënë se fatkeqësisht në Kosovë nuk ka opozitë.
“Fatkeqësia më e madhe në një vend është kur nuk ka opozitë, Kosova nuk ka opozitë. Ne jemi në gjendje të rëndë dyfish sepse nuk kemi as qeveri tamam e as opozitë, sepse nuk po ndodh politikë në këtë vend. E keni parë në Kuvend se me çfarë merren, temat që debatohen. Kuvendi është vendi më i lartë ku merren vendime të mëdha”, u shpreh Tërmkolli.
Ajo shtoi se LDK fshehurazi është pjesë e sistemit qeverisës.“Është shumë brengosëse, LDK fshehurazi është pjesë e sistemit, PDK nuk ka asnjë ide kah me dalë, ka me shku”, tha Tërmkolli. Ajo shtoi se duke parë këtë situatë rrugëzgjidhja e vetme do të jetë që ndoshta momenti do të na detyrojë që dashtë e pa dashtë të krijohet një momentum i ri dhe një strukturë ndryshe. Tërmkolli në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi dhe librin e saj të fundit “Marsi i Acartë”. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...