Mësuesit ukrainas do të marrin 43 mijë kompjutera nga Google.
Lajmi u bë i ditur nga Ukrainska Pravda, duke cituar ministrin e Transformimit Dixhital, Mikhail Fedorov.
Mbështetja teknike e Google for Education, me bashkëpunimin e UNESCO-s, sipas ministrit, do të ndihmojë mësuesit që të vazhdojnë mësimin në distancë.
“Miliona njerëz janë të detyruar që të ikin nga shtëpitë e tyre, mijëra shkolla janë goditur nga bombardimet dhe ministria e Arsimit dhe Shkencës vlerëson se më shumë se 3.7 milionë nxënës do të duhet të vazhdojnë mësimin nga distanca”, shkroi ai.
Për 50 mijë mësues janë planifikuar kurse trajnimi onlie të propozuara nga Google.
Ata do të mësohen se si të përdorin dhe konfigurojnë pajisjet, si dhe rekomandime për veçoritë e Google Workspace. Në javët e ardhshme, Google do të zbatojë gjuhën ukrainase në Youtube Learning.
“Kjo do të përfshijë një sërë lëndësh në përputhje me kurrikulën kombëtare, nga studimi i letërsisë dhe gjuhës ukrainase te fizika, biologjia, kimia, matematika, etj”, tha Matt Brittin, president i Google Europe, Lindja e Mesme dhe Afrika.
Për të ndihmuar studentët ukrainas të vazhdojnë studimet e tyre, Google bëri disa veçori premium të Google Workspace for Education falas për universitetet ukrainase deri në fund të vitit.
“Kjo do t’i lejojë universitetet të mbajnë takime deri në 250 pjesëmarrës, si dhe t’i regjistrojnë ato drejtpërdrejt në disk,” tha kompania./abcnews.al/
Papa bën thirrje për t’i dhënë fund luftimeve në Liban: Përs...
Nis lëshimi i certifikatave shëndetësore për leje armësh
Irani: Vdekja e komandantëve të Hezbollah nuk do ta gjunjëzo...
Caktohen gjyqtarët e Kushtetueses së Speciales që do të vend...
Kalon projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasuris...
Berisha drejt gjykimit, njihet me përfundimin e hetimeve