Valon Behrami i ka dhënë fund karrierës si lojtar aktiv.
Futbollisti kosovar e kishte një karrierë të bujshme duke luajtur në ekipe të njohura evropiane.
I rritur në Zvicër, 37 vjeçari bëri karrierë mbi të gjitha në Itali, ku luajti për ekipet si Genoa, Hellas Verona, Lazio, Fiorentina, Napoli, Udinese, Genoa e Brescia.
Ndërkohë, ka luajtur në Zvicër me ekipet Lugano e Sion, por edhe në Angli me West Ham Unitedin e Watfordin dhe në Gjermani me Hamburgun.
Gjithashtu, ka dhënë kontribut të madh në Kombëtaren e Zvicrës, me të cilën u paraqit në katër kampionate botërore, një rekord absolut për një përfaqësues “Helvetik”.
Lajmin për pensionimin e futbollistit të deritashëm kosovar e zyrtarizuar bashkëlojtari i tij i deritashëm, Flavio Bianchi përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale.
“Sot do të doja t’i bëja homazhe Behramit, i cili të dielën i dha fund futbollit të luajtur. Një lamtumirë e heshtur, pa e vënë re askush. Dua të të falënderoj për personin që je, më ke ndihmuar gjithmonë aq shumë, si në fushë, ashtu edhe jashtë, kur bëhet fjalë për sjelljen dhe për mentalitetin. Nuk dua të shkoj shumë larg, dua thjesht të të them faleminderit dhe, edhe pse fatkeqësisht nuk ke arritur ta bësh në fushë ashtu siç dëshiroje, dua të të bëj homazhe këtu. Faleminderit për gjithçka Valon. Ka qenë kënaqësi të luaj me një lojtar dhe me një person si ti, edhe pse për pak. Paq fat, miku im”, ka shkruar Bianchi.
Behrami konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mëdhenj shqiptarë. /GE/
Dhjetë gabime që ndikojnë në gjumin tonë dhe si t’i sh...
Një mbretëri e fshehur virusesh jeton në zorrët tona
Kusari-Lila thotë se Qeveria Kurti ia çjerri maskën Vuçiqit ...
Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshev...
Rama takim nesër me kryebashkiakët socialistë dhe drejtuesit...
Flick ka katër opsione për ta zëvendësuar Olmon e lënduar nd...