Sulmohet një zyrtar policor në Gjakovë

09:45 | 26 Maj 2022
E.H

Është arrestuar një person pasi sulmoi një zyrtar policor, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë viktimës dhe të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 25.05.2022 – 03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, viktimën mashkull kosovar. Viktimës dhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme