Google ADS

Finlanda raporton rastin e parë me linë e majmunit

09:38 | 26 Maj 2022
Trina Galanxhi

Finlanda ka regjistruar sot rastin e parë të lisë së majmunit, ka njoftuar spitali në Helsinki.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se 131 infeksione të lisë së majmunëve dhe 106 pacientë të tjerë të dyshimtë ishin konfirmuar që kur rasti i parë u zbulua jashtë vendeve ku infeksioni është përhapur tradicionalisht, kryesisht në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, transmeton portal arbresh.info

Sipas shkencëtarëve, përhapja e lisë së majmunit është përhapur si pasojë e marrëdhënieve intime dhe pështymës.

OBSH ka deklaruar se nuk ka nevojë për një vaksinim masiv, megjithatë shkencëtarët kanë theksuar se mbetet për t’u parë ecuria e përhapjes së sëmundjes.

Belgjika është bërë vendi i parë që i ka vendosur në karantinë të infektuarit me linë e majmunit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme