Të shtruarit në spital me Covid-19 mund të shfaqin probleme në anën e djathtë të zemrës

09:27 | 26 Maj 2022
Trina Galanxhi

Një studim i fundit i kryer në Skoci, ka gjetur se të shtruarit në spital me koronavirus mund të shfaqin probleme të dëmtimit të anës së djathtë të zemrës.

Pothuajse 1 në 3 nga këta pjesëmarrës treguan anomali në anën e djathtë të zemrës së tyre, të cilat mund të ndikojnë në furnizimin me gjak në mushkëri, transmeton portal arbresh.info

Studimi u krye nga shtatori 2020 deri në mars 2021, përpara se vaksinat të ishin pranuar gjerësisht në të gjithë Britani të Madhe.

Një tjetër studim i kryer në Kaliforninë Jugore thekson se edhe ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të rënda të zemrës si pasojë e infeksionit me koronavirus.

Studimi është kryer me 150 mijë njerëz në Kanada dhe mbi 74 mijë në Kaliforninë jugore.

Të dy studimet shikuan të dhënat mjekësore individuale për të ekzaminuar lidhjet midis rezultateve të Covid-19 dhe ekspozimit ndaj grimcave të imëta, të quajtura PM2.5, dhe dioksidit të azotit. Studimi kanadez analizoi gjithashtu ekspozimin e ozonit.

Në Kaliforni, pjesëmarrësit që ishin të ekspozuar ndaj niveleve më të larta të PM2.5 kishin 20 deri në 30 përqind më shumë gjasa të kërkonin kujdes spitalor, ventilim ose kujdes intensiv me Covid-19, ndërsa ekspozimi ndaj dioksidit të azotit rrit rrezikun me 12 deri në 18 përqind.

Studiuesit në Kanada zbuluan se njerëzit e ekspozuar ndaj ndotjes, edhe në nivele relativisht të ulëta, kishin gjithashtu një rrezik të lartë të kujdesit intensiv, veçanërisht kur bëhej fjalë për ekspozimin e ozonit./arbresh.info/

Të ngjashme