Google ADS

Pal Lekaj i drejtohet pozitës për Trustin: Populli do të ju dënojë

10:43 | 26 Maj 2022
S D

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar nga Qeveria që të lërë anash inatet politike dhe të votojë pro projektligjit për Triustin, shkruan arbresh.info.

Lekaj tha se nuk është me rendësi e kujt ka qenë ideja e pozitës a e opozitës qytetarët kanë nevojë për këtë tërheqjeje.

“Mosmiratimi nga komisioni për tërheqjen e Trustit është shumë keq sepse qytetarët i kanë sytë e drejtuar nga Kuvendi dhe Qeveria. Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke marr shumicën e votave te qytetarët duke ju premtuar mirëqenie jetë të dinjitetëshme  ku Qeveria do të jetë pranë qytetarëve në çdo moment. Qytetarët janë keq dhe po kërkojnë ndihmë nga dora e shtetit sepse po sfidohen në çdo moment. Me sinqeritet ju them lëreni krenarinë anash leni anash ndjenjën e fituesit apo lëreni anash inatet politike që kjo iniciativë nuk është ide apo plan i Qeverisë në pushtet e rëndësishme është se kjo ide është e duhur dhe ju ndihmon shumë qytetarëve në jetën e tyre”, deklaroi Lekaj.

Tutje Lekaj tha se nëse nuk veprojnë tash populli do të mbaj mend dhe do i dënojë të gjithë pa dallim.

“Besoni që qytetarëve është mirë që tu kthejmë shpresën është e nevojshme të ndalim trendin e ikjes. Prandaj në emër të qytetarëve që përfaqësojë pa dallime politike ju lutëm dhe ju bëj thirrje që të përkrahni edhe ju si pozitë këtë projektligj që u lejon qytetarëve tërheqjen e 30% të trustit. Mbajeni në mend nëse nuk veprojmë sot populli nuk do të harroj dhe do të ju dënojë”, tha Lekaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme