Google ADS

Sot seancë, priten diskutime edhe për Trustin

07:56 | 26 Maj 2022
arbresh.info

Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancën e radhës plenare nga ora 10:00.

Në rend dite janë pesë projektligje më shqyrtim të dytë.

Portali arbresh.info mëson se disa deputetë në deklarimet jashtë rendit të ditës do të flasin për tërheqjen e një përqindjeje nga Trusti. Këtë nismë po e përkrahë opozita, por jo edhe shumica parlamentare.

Pikë e rendit të ditës është edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.​

Rendi i ditës

Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.​
/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme