Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah se si duhet vendosur vlerat para fitimeve, ka paralajmëruar shefi i NATO-s.
Jens Stoltenberg tha se kjo kishte treguar “si marrëdhëniet ekonomike me regjimet autoritare mund të krijojnë dobësi”, transmeton portal arbresh.info
Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik në Davos, ai vuri theks mbi tregtinë me Rusinë dhe Kinën.
Stoltenberg vuri në dukje çështje të tilla si dominimi i Rusisë mbi furnizimin me gaz të Europës, si dhe ofertat nga kompanitë kineze për të drejtuar rrjetet 5G.
“Tregtia ndërkombëtare ka sjellë padyshim prosperitet të madh, por ne duhet të pranojmë se zgjedhjet tona ekonomike kanë pasoja për sigurinë tonë,” u tha ai.
“Liria është më e rëndësishme se tregtia e lirë. Mbrojtja e vlerave tona është më e rëndësishme se fitimi”, shtoi Stolenberg.
Ai tha se fakti që vendet europiane mund të blinin aq gaz sa të donin nga Moska ishte “i gabuar” dhe “i rrezikshëm”.
“Ajo i ofron Rusisë një mjet për të frikësuar dhe përdorur kundër nesh, dhe kjo është demonstruar qartë tani, me keqardhje e them”, shtoi ai.
Europa është akuzuar se ka ndihmuar në financimin e luftës së Moskës në Ukrainë përmes pagesës së saj për energjinë.
Vendet europiane aktualisht janë duke ndërmarrë masa për të reduktuar varësinë e saj nga importet e gazit rus me dy të tretat deri në fund të vitit 2022./arbresh.info/
Shënohet 25-vjetori i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermani...
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...