Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski, thotë se Maqedoninë e Veriut nuk e pret një situatë e mirë, ngaqë siç shprehet ai, “nuk shihet dritë në tunel”.
Situatën me krizën energjetike e rëndon edhe më shumë lufta në Ukrainë sipas Bislimovskit.
“Për momentin është shumë e vështir të themi se si do të jetë çmimi i energjisë elektrike, nga 1 korriku apo ndoshta nga 1 gushti, sepse akoma nuk i kemi pranuar kërkesat nga të gjitha kompanitë…Çmimet në tregun e lirë janë shumë të larta dhe ky trend vazhdon edhe më tej dhe sipas të dhënave të cilat i disponojmë dhe të cilat i shohim nga bursa është se nuk po shihet drita në tunel”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.
Bislimovski, informoi se shteti i Maqedonisë së Veriut nuk do të lejojë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike./alsat/
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...