Kryetari i Kievit Vitaly Klitschko, po merr pjesë në kuadër të Forumit Ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës.
Klitschko në një intervistë për gazetën shqiptare në Zvicër Le Canton 27.ch, shqiptarët dhe Kosovën për solidaritetin me popullin ukrainas.
“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…” -tha Klitschko.
Ish-kampioni botëror në boks u shpreh se shpreson që një ditë Ukraina do ta kthejë me të mira mbështetjen.
“Besoj se përvec Zotit edhe ne Ukraina do t’ja kthejmë me të mira këtë mbështetje për vendin tonë, për popullin tonë..”.
“Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”.
Kryetari i Kievit së bashku me vëllain e tij Vladimir Klitschko, u vunë në mbrojtje të popullit duke luftuar në front.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre