Nuk ka raste të “Lisë së majmunit”, por nuk përjashtohet rreziku. Kështu deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.
Duke folur për “Linë e majmunit”, ajo tha se sëmundjet ngjitëse, nuk kanë kufi, megjithatë, sipas saj, rreziku është real.
Ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që raste të tilla të mund të shfaqen edhe në Kosovë.
Ajo tha se raste të “Lisë së majmunit”, nuk ka pasur kurrë në Kosovë.
“Në aspektin e pamjes klinike, asnjëri nga profesionistët në vend nuk kanë pasur rastin që fizikisht ta shohin përveç atyre në literaturë. Duhet të bëhet dallimi në mes të “Lisë së ujit” dhe “Lisë së majmunit” sepse shkaktohen nga dy viruse të ndryshme”, tha ajo.
Gexha-Bunjaku shpjegoi se në diagnozë diferenciale te “Lija e majmunit”, mund të dyshohet që të jetë edhe “Lija e ujit”. Por, megjithatë, sipas saj, edhe në aspektin klinik ka dallime për shkak se ajo i prek më shumë fëmijët, ndërsa “Lija e majmunit” i përfshinë të gjitha moshat.
“Tjetër dallim është edhe me simptoma ku te “Lija e majmunit” është karakteristike shfaqja e nyejve limfatike të rritura, ndërsa te ajo e ujit ato nuk rriten. Po ashtu edhe në ndryshimet në lëkurë te puçrrat tek “Lija e ujit” janë më të vogla , ndërsa tek “Lija e majmunit” janë më të mëdha”, tha Gexha-Bunjaku.
Ajo sqaron se për “Linë e majmunit”, është përdorur vaksina që përdoret për Variola Vera dhe është përdorur 85 për qind.
“Ata që e kanë marrë këtë vaksinë janë të mbrojtur nga “Lija e majmunit. Janë dy lloje të vaksinave, ato të cilat janë marrë deri në vitet e 70 -ta edhe në Kosovë, të cilat janë marrë përmes gërvishtjes dhe vaksina tjetër e që merret me dy doza. Akoma nuk është distribuuar vaksina kundër “Lisë së majmunit” për arsye se hulumtimet janë në vazhdim”, sqaroi zyrtarja e lartë e MSH-së.
Sipas saj, aktualisht rrezikshmëria e përhapjes së “Lisë së majmunit” është e ulët. “Kjo pikërisht për mënyrën se si përhapet.Kjo fillimisht përhapet nga kafshët tek njerëzit dhe më pas nga njeriu te njeriu. Por, te njeriu përhapet kur kemi kontakt të ngushtë mes njerëzve qoftë përmes spërklave nga goja, apo në kontakt me lëngjet trupore dhe me sendet e kontaminuara”, u shpreh Gexhaa-Bunjaku.
Ajo ka thënë se rastet kanë qenë endemike në disa zona të Afrikës. “Deri më tani kanë qenë zona të kufizuara, mirëpo në vendet tjera ku është shfaqur gjatë viteve të kaluara ka pasur raste të importuara. Në fillim të majit në Mbretërinë e Bashkuar janë shfaqur rastet para, ku një pjesë e madhe e tyre nuk kanë pasur histori udhëtimi në vendet e Afrikës. Mënyra se si janë shfaqur në këto vende është shqetësim për shëndetin publik. Fatmirësisht, këto raste janë forma më të lehta të sëmundjes. Ka manifestim klinik, por nuk ka forma të rënda”, është shprehur ajo.
Ndryshe, në një konferencë për media zyrtarët shëndetësor kanë thënë sot se Kosova po i monitoron masat që po i marrin shtetet tjera që të përballen me këtë infeksion. IKSHKP ka nisur përgatitjet për testet dhe po punojnë bashkë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të ndahen këshillat e duhura./RTK/
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...