Qeveria ka frikë ta shkarkojë bordin e ZRrE-së, për faktin se ata mund të tregojnë me instruksione të kujt kanë punuar deri tani, deklaroi Hykmete Bajrami.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tregoi se gjatë konsultimit për ngritjen e tarifave të energjisë, asnjëra nga skenarët nuk ka qenë prezentë.
Sipas saj, ata kanë marrë një vendim krejtësisht tjetër krahas dokumentit që e kanë vënë në konsultim publik.
“Arsyeja se pse nuk janë duke e shkarkuar bordin e ZRRE-së, është sepse në momentin që e shkarkojnë, ZRRE-ja do të tregojë me instruksione të kujt ka punuar. Dokumenti që ka qenë në konsultim, asnjëra nga sceanriot nuk ka qenë prezentë, as kur është ngritur tarifa e lartë me 85 përqind, e as tarifa e ulët me 104 përqind. Pra, ata e kanë vënë në konsultim publik për të gjitha palët e interesit një dokument tjetër, mirëpo kanë marrë një vendim komplet diçka tjetër”, tha Bajrami në Tëvë1.
“Teksa më herët ka pasur akuza se Zyra e Rregullatorit të Energjisë është organ i varur nga Qeveria e Kosovës, pra me njerëz të cilët janë zgjedhur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.”
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...