Google ADS

Roma e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Feyenoord

21:50 | 25 Maj 2022
KRG

Roma dhe Feyenordi po luajnë finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, ku italianët kanë shkuar në pushim me epërsi.

Një atmosferë spektakolare në “Air Albania” është krijuar nga tifozërit e të dy skuadrave.

Në startin e saj ndeshja nuk kishte raste të mira.

Pas disa gjysmë rasteve, erdhi momenti i golit në minutën e 32-të.

Lexo edhe:

Shënohet goli i parë në finalen e Conference League

Një pasim nga Gianluca Mancini gjeti Nicolo Zaniolo i cili pranoi topin para se të shënonte në portën e holandezëve për 1-0.

Holandezët u munduan pas golit të bënin më shumë, por mbrojtja e italianëve ishte në nivel.

Duke parë pjesën e parë dhe rezultatin e dyta pritet të jetë edhe më e zjarrtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme