Google ADS

Robert Berisha “rikthehet” në konvikt – kësaj radhe për të kënduar, për studentët e UP-së

21:45 | 25 Maj 2022
KRG

Ndonëse mund të kishte qenë e paimagjinueshme në tërë jetën e tij, këngëtari Robert Berisha si rastësisht përfundoi para dy vitesh i mbyllur për dy javë në konviktin e studentëve në Prishtinë.

Kjo pasi ai u kthye nga një udhëtim nga jashtë shtetit, pikërisht në momentin kur Kosova kishte hyrë në iozlim shkaku i pandemisë COVID-19 dhe si rrjedhojë, të gjithë ata që fluturonin nga jashtë, strehoheshin në konveikte.

E duekt se mbrëmjen e së martës, këngëtari Berisha pati një rikthim në Konviktet e Studentëve, por kësaj radhe për një qëllim tjetër.

Ai ishte ftuar për të performuar në një mbrëmje muzikore, e cila është organizuar nga studentët e UP-së në amfiteatrin e qendrës studentore.

Vet këngëtari Berisha ndau me ndjekësit e tij disa fotografi nga mbrëmja, ku atmosfera duket të ketë qenë fantastike nën muzikën e interpretuar nga ai.

Roberti përndryshe ishte kthye në senzacion gjatë dy javëve të izolimit të tij në konvikt, me videot e shumta satirike që publikonte në rrjetet sociale, për të argëtuar publikun në periudhën e vështirë të pandemisë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme