Google ADS

Kosova me gjashtë garues në Sternberk të Çekisë

16:03 | 25 Maj 2022
KRG

Gjashtë garues tanë, në këtë fundjavë, do të marrin pjesë në garën e disiplinës malore, e vlefshme për Kampionatin Evropian në automobilizëm, e cila mbahet në Sternberk të Çekisë.

Liridon Kalenderi, Gazmend Demolli, Valdet Kaçandolli, Arjeta Rysha, Lëndrim Dogani e Faton Rama janë garuesit e përzgjedhur nga FASK për këtë garë.

Të martën pasdite, veturat janë ngarkuar në kamion për t’u nisur drejt Çekisë, ndërsa të mërkurën kanë udhëtuar garuesit, mekanikët dhe zyrtarët e FASK-ut, përcjell arbresh.info.

Pavarësisht konkurrencës së fortë dhe numrit të madh të pjesëmarrësve, garuesit tanë janë optimistë për rezultate të mira.

Kjo mund të thuhet sidomos për Kalenderin, Kaçandollin e Demollin, të cilët kanë vetura cilësore, e njëherësh edhe përvojë më të gjatë. Sigurisht që edhe të tjerët synojnë që nga Çekia të kthehen me rezultate të mira. / arbresh.info/

Të ngjashme