Muzicienti Arlind Ibrahimi ka ndërruar jetë mbrëmë.
I riu nga Gjilani ka ndërruar jetë në rrethana dhe arsye ende të paqarta, sipas raportimeve nga mediat lokale, i ndjeri është gjetur i vdekur në Prishtinë.
Pas raportimeve për vdekjen e tij përmes një postimi në ‘Facebook’, bendi i muzicientit janë shprehur të pikëlluar.
Postimi i tyre i plotë:
Mbrëmë, me datën 24.05.2022 ndërroi jetë anëtari i grupit THC band, bateristi jonë Arlind Ibrahimi – Lindi.
Lindi, siç e quanim në bendin tonê dhe poashtu siç e quanin të gjithë ishte pjesë e bendit qe nga viti 2009, që atëherë si bashkëpunëtor e si shoku më energjik i bendit dha shumë pë muziken e dha shumë për bendin tonë. Ideatori i projekteve të shumta të bendit tonë i ndërtuar me sfida e problematika të kohës tëcilat nuk e ndalën e nuk na ndalën asnjëherë për realizimin e projekteve e qellimeve tona të përbashkëta.
Nje baterist sikurse Lindi, ndër me te miret ne trojet shqiptare padyshim ishte me i kerkuari si nga televisionet e bendet lokale e nacionale te Kosoves, i pa lodhur, e i pa ngopur me punën e dashurinë qe kishte ndaj muzikes, respektivisht instrumentit te tij te dashur Beterive.
Lindi do ta kujtojmë me dashurinë, buzëqeshjen, energjinë e pozitivitetin e tij të pa krahasueshëm ndër nesh, do të mbetet gjithmonë në zemrat tona dhe të kolegëve tanë e mbi të gjitha skenës muzikore shqiptare.
Lindi, bendi yt me krenari do ta çoj në vend amanetin e dëshirën e perfundimit të albumit që tepër shumë i ke dhanë e edhe e ke dashur.
Të duam, të kujtojmë deri në përjetësi!
Shpirti yt u prehtë në parajsë, u bashkofshim aty ku do qe ti të jesh! ?. /arbresh.info/
Komisioni Hetimor interviston zyrtarët e arsimit për subvenc...
Sot fillon xhiro e nëntë në Superligën e Kosovës – një takim...
Gjykata e posaçme dënon ish anëtarin e Kushtetueses Fatos Lu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
10 Vjet nga Procesi i Berlinit, sot diskutohet për arritjet ...
Joe Biden viziton sot Gjermaninë