Presidenti Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, të cilët po qëndrojnë në Tiranë për finalen e Europa Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoordit, sot kanë zhvilluar takim me sekretarin e përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodoridis.
Gjatë këtij takimi, Ademi dhe Hodaj e njoftuan Theodoridis për situatën e tanishme në FFK, e cila e ka mandatin e rregullt dhe për vazhdimin e projekteve, por edhe për kërkesat e reja, përcjell arbresh.info.
Krerët e FFK-së po ashtu u takuan edhe me drejtorin e Federatave kombëtare në UEFA, Zoran Llakoviq, zv/drejtorin Thierry Favre dhe menaxherin e programit HatTrick, Denis Bastari.
Edhe në këtë takim drejtuesit e FFK-së njoftuan për ecurinë e punëve dhe për kërkesat rreth projekteve të reja.
Nga ana e tyre zyrtarët e UEFA-s, shprehën mirënjohjen e tyre për punën e bërë dhe mbështetën si gjithmonë të gjitha projektet e FFK-së.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...