IKPSHK po përcjell me vëmendje epidemiologjinë e lisë së majmunëve, që nga paraqitja e rasteve të para jashtë kontinentit të Afrikës.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, i cili pohoi se deri më tani, në Kosovë rrezikshmëria për këtë sëmundje, është e ulët.
”Departamenti i epidemiologjisë, po përcjell në çdo moment situatën e krijuar npër botë, dhe deri tani ka një rrezikshmëri tejet të ulët të sëmundjes. Ekipet e epidemiologëve janë në gatishmëri të plotë për përcjelljen e sëmundjes dhe shfaqjen eventuale të ndonjë rasti të sëmundjes. ”IKPSHK ka përpiluar tashmë dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa sa i përket sëmundjes së lisë së majmunëve. IKSHPK njofton se në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë i lisë së majmunëve.
Tutje ai foli edhe për rrezikshmërinë që i kanoset vendit me ardhjen e qytetarëve nga vendet e huaja, specifikisht mërgimtarët.
”Rreziku është i përgjithshëm. Nuk ka ndonjë rrezik të posaçëm për ardhjen e bashkëatdhetarëve, dhe mund të vijnë lirisht në Kosovë”, tha ai.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, tha se përhapja e Lisë së Majmunëve nuk është aq e madhe sa e koronavirusit, megjithatë rekomandoi se kushdo që ka simptoma si lodhje dhe ndryshime në lëkurë të paraqitet te mjeku familjar.
“Në vendin tonë deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i dyshuar i Lisë së Majmunëve. Sëmundja zakonisht është e lehtë, megjithatë Msh po moniton situatën, vlerëson rrezikun për popullatën në vend dhe përgatit rekomandime për profesionistët shëndetësor dhe të tjerët”, tha ajo.
Ajo tha se në IKPSHK kanë filluar përgatitjet për porosi të testeve që verifikojnë këtë virus./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...