Google ADS

Gexha: Rreziku që Lia e Majmunëve të shfaqet është real, rastet e para janë konfirmuar në rajon

14:29 | 25 Maj 2022
K.B

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha në një konferencë për media bëri të ditur se deri tani nuk është shënuar asnjë rast i Lisë së Majmunëve në Kosovë.

Gexha  së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik thanë se deri tani në bazë të të dhënave epidemiologjike rreziku për popullatën është i ultë, megjithatë tha MSH me strukturat e veta po e monitoron situatën.

“Duke qenë se rastet e para janë konfirmuar në rajon, rreziku që të shfaqet edhe në Kosovë është real. Andaj për çdo ndryshim në lëkurë e simptoma tjera si ethe, dhimbje muskujsh e lodhje luteni t’i drejtoheni mjekut familjar”, tha ajo.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë tha se lajm i mirë është që Lia e majmunëve nga të dhënat e deritanishme nuk përhapet shpejt si COVID-19, megjithatë theksoi se duhet të jenë vigjilent./arbresh.info/

Të ngjashme