Christopher Hyland është dekoruar me doktor Honoris Cauza nga Universiteti i Prizrenit “Haxhi Zeka”, raporton arbresh.info.
Të pranishëm ishin krerët e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare si dhe Zëvendësministri i Ministrisë së arsimit, Dukagjin Pupovci.
Me të marrë çmimin, Hyland tha se e pranon këtë çmim jo vetëm në emër të tij por në emër ti gjithë atyre që ndihmuan në shtet ndërtimin e Kosovës.
Po ashtu, Hyland tha se nuk ndihet si i huaj në Kosovë, pasi që Kosova tashmë është bërë si shtëpia e tij.
“Unë e vlerësojë shumë që një çmim i tillë të vijë nga një Universitet i Kosovës që vazhdimisht kanë punuar për të ardhur këtu ku janë sot. Një përshëndetje e veçantë shkon për Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptarë që janë këtu me mu, dhe që e mbajnë gjallë diasporën. Unë ndihem si në shtëpi, nuk ndihem sikur jam larguar. President Rugova më ka folur për Dardanin dhe simbolin dardanë që e karakterizon Kosovën. Unë jam i kënaqur që presidenti im Clinton vendosi në qendër Kosovën dhe ndihmoi më Pavarësinë e Kosovës duke e vendosur atë në ligën më të rëndësishme. Unë e pranojë këtë çmim jo vetëm në emrin tim por në emër të të gjithë atyre që ndihmuan që Kosova të jetë e pavarur. Ibrahim Rugova dhe Jim Xhema punuan që NATO të ngritët dhe të ndihmonte Kosovën të çlirohej në vitet 1998-99”, deklaroi Hyland.
Ndërsa, Rektori i Universitetit të Prizrenit Samedin Krabaj, falenderoi Hylandë për përkushtimin e tij ndaj Kosovës nderë vite, duke thënë se Hyland është shembulli që duhet ndjekur.
“Sot këtë çmim ia dorëzojmë zotri Christopher Hyland e ky çmim shkon për ata që kanë ndihmuar. ShBA-të kanë kontribuar në Pavarësinë e Kosovës. Kosova sot luan rol të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit bashkë me SHBA-të. Z. Hyland ka dhënë shumë për komunitetin dhe përpjekjet e tij janë shembull”, tha Krabaj.
Tutje, zëvendësministri i arsimit Dukagjin Pupovci, në emër të Ministrisë së Arsimit falënderoi Universitetin e Prizrenit për ndarjen e këtij çmimit për personin që i dha shumë të ardhmes së Kosovës.
“Unë kam pasur kënaqësinë të lexojë autobiografinë e tij dhe të kuptojë të gjithë ato që ka bërë për Kosovën, pikërisht për këtë Universitetin Prizrenit ta dekorojë atë me këtë çmim, në emër të Ministrisë së Arsimit dua të falënderojë Universitetin e Prizrenit për këtë ndarje të çmimit, për personin që i dha shumë Kosovës”, tha ai.
Në fund fare Hyland ftoi anëtarët e Rrjetit të Biznesmenëve të Diasporës Shqiptare për ti falënderuar duke thënë se ata kanë dhënë kontributin më të madhë për Kosovën./arbresh.info/
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...