Google ADS

20 milionë për Depayn, nuk ka të ardhme tek Barça

13:23 | 25 Maj 2022
K.B

Memphis Depay nuk ka të ardhme te Barcelona. Sulmuesi holandez është nxjerrë në shitje dhe për kartonin e tij Barça po kërkon 20 milionë euro, ka shkruar sajti “Sport” të mërkurën.

Depay nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez për sezonin e ri dhe për këtë arsye do të largohet nga “Camp Nou”.

28-vjeçari iu bashkua Barcelonës verën e shkuar si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Lyonin, dhe në sezonin e tij të parë në Spanjë, Depay realizoi 13 gola në të gjitha garat. Ai ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në verën e vitit të ardhshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme