Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, u priten nga kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, e së bashku me ta ishte i pranishëm edhe zëvendës ambasadori amerikan Christopher Hyland, raporton arbresh.info.
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj dhe zëvendës ambasadori amerikan Christopher Hyland, shkëmbyen dhurata dhe mirënjohje për njëri tjetrin, duke u zotuar në atë se bashkëpunimet mes tyre vetëm sa do të thellohen.
Zëvendës ambasadori Christopher Hyland, tha se është vet dëshmitarë se si Kosova ka ecur përpara.
“Ajo se çka na duhet është te gjejmë mënyrën se si të ndihmojmë në ndërtimin e ekonomisë dhe vendit, është një formë e kënaqshme të shohim se ai po zhvillohen qytetet e Kosovës. Unë jam vet dëshmitarë se si Kosova ka ecur përpara. Krejt çka sot është Kosova lidhet ngushtë me atë se çka kanë bërë diaspora shqiptare”, tha Hyland.
E, Totaj shprehu mirënjohjen e thellë dhe ofrimin e krijimit të mundësive dhe bashkëpunimin bashkë me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare.
“Unë besoj që në të ardhmen do të vazhdojë ky bashkëpunim, unë dua ti falënderojë përzemërsisht për vizitën e tyre në qytetin e Prizrenit, e ku biseduam se si të ndihmojmë dhe kontribuojmë në një të ardhme më të mirë të këtij qyteti dhe qytetarëve të saj”, tha Totaj.
Tutje, drejtori gjeneral i RrBDSh si dhe organizatori i vizitës së biznesmenëve në Kosovë, Naim Dedushaj tha disa fjalë për punën dhe mundin e mërgatës shqiptarë.
“Njeriu që për herë të pare ia prezantoi Kosovën presidentit Clinton. Këtu janë një numër i shqiptarëve që kanë ndihmuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Vizita në Prizren dhe Kosovë ka një qëllim të mos ta harrojmë Kosovën dhe të shohim mundësit se si ta ndihmojmë kjo lëvizje është një organizatë shumë e fuqishme ekonomike për Kosovën.”, tha Dedushaj.
Kujtojmë se agjenda vizitës se biznesmenëve nga diaspora në Kosovë do të vazhdojë në Kukës dhe në Gjakovë./arbresh.info/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës