Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

12:23 | 25 Maj 2022
E.H

Ka filluar protesta e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës në shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave të tyre, për nxjerrjen e Ligjit për Lotarinë.

Miran Ademi, përfaqësues i Lotarisë së Kosovës në Mitrovicë, tregoi siç tha për padrejtësinë që iu është bërë atyre si punëtorë, tash e tre vjet e njëjta.

“Qe 3 vite e diçka ne jemi të pezulluar prej punës të ardhura kurrëfare nuk kemi, nëse Lotaria e Serbisë mundet me funksionu në Mitrovicë për çfarë arsye ne nuk mundemi me funksionu. Ata të gjitha lojërat e fatit i kanë. Ne kërkojmë që në qeveri, të miratohet ligji i Kosovës i lotarisë”./Kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme