Google ADS

45 Aktakuza kundër 53 personave

11:32 | 25 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 45 aktakuza kundër 53 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 21 persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit për 17 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, thuhet në raportin e Prokurorit të Shtetit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 10 persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një  personi, si dhe ka ngritur 24 aktakuza kundër 28 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një  të dyshuari. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë  personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit për 48 orë ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur tetë  aktakuza kundër tetë  personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar, në katër raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një  person, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka parashtruar një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 15 personave, si dhe ka ngritur 5 aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme