Google ADS

Pas Kurtit, Abazoviq takon Vuçiqin: Marrëdhëniet me Serbinë prioritet

10:53 | 25 Maj 2022
K.B

Pas takimit të mbrëmshëm që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i pari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq sot ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Abazoviq ka deklaruar se Mali i Zi po bën përpjekje maksimale për të promovuar politikën e bashkëpunimit rajonal, atë të pajtimit, bashkëjetesës dhe lidhjes më të mirë ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos pata një takim me Presidentin e Serbisë, Vuçiq”, shtoi Abazoviq.

Duhet përkujtuar që në Forumin Ekonomik Botëror në Davos i pranishëm është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme