Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në prag të finales së sotme të UEFA Conference League, Roma – Feyenord, e ka publikuar një video në profilin e tij në Facebok, në të cilën janë shfaqur pamjet nga transformimi i ish-stadiumit ‘ Qemal Stafa’ në atë që është sot “Air Albania”.
Rama ka shkruar se ajo që dikur ishte një kalbësirë urbane në zemër të Tiranës, sot është shndërruar në një nga stadiumet më të bukura të Evropës.
“Mirëmëngjes dhe me shpresën se ka akoma nga ju që e kujtojnë kur ju thosha se do të bëjmë një nga stadiumet më të bukur të Europës, aty ku deri para pak vitesh kishte mbetur një kalbësirë urbane në zemër të kryeqytetit, duke ju siguruar se siç u bë stadiumi i finales së sotme europiane një krenari kombëtare në Europë, do të bëhet së shpejti edhe Teatri i Ri Kombëtar, ju uroj të gjithëve ta kaloni bukur këtë ditë të shënuar sportive për të tërë Europën këtu në Tiranë”, ka shkruar Rama.
Ndërtimi i stadiumit ka kushtuar rreth 75 milionë euro, nga të cilat 10 milionë euro i financoi UEFA, teksa pjesën tjetër e mbuloi kompania private që e ndërtoi stadiumin. Stili i ndërtimit është anglez, pa pistë atletike dhe me tribunat me dy nivele.
Emri “Air Albania” iu vendos pas shitjes së të drejtave të emrit të stadiumit të Kombëtares, nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kompania bleu të drejtën e emrit për pesë vite, me një pagesë 650 mijë euro në vit.
Ndërkohë, për finalen e sotme stadiumi është emëruar “National Arena”, ashtu siç e kishte në fillim para se të shiteshin të drejtat e emrit. Kjo për faktin se UEFA nuk lejon emra sponsorësh në eventet që i organizon ajo, përveç sponsorëve të saj./arbresh.info/
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre