Horoskopi sot, 25 maj 2022

01:53 | 25 Maj 2022
Trina Galanxhi

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Lajme të mira në dashuri, sepse Hëna, Mërkuri, Venusi dhe Jupiteri janë në anën tuaj, emocionet të forta ju presin. Në punë, lajme po vijnë deri në javën e ardhshme, veçanërisht nëse keni procese gjyqësore në pritje, përgjigjet do të vijnë!

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri keni arritur të kapërceni një krizë me një zgjedhje fitimtare. Megjithatë, nëse jeni beqarë, duhet ta lini veten pas rastësisë pasi mund të bini edhe në dashuri. Në punë inkurajoni takimet me njerëz energjikë dhe pozitivë!

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Emocione të bukura në dashuri, sidomos për të rinjtë që duan të përfshihen në lidhje të reja. Në punë, kini kujdes nga konfliktet e brendshme zgjidhni më mirë problemet, mos ushqeni polemikat që ndonjëherë janë të kota!

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Bëni kujdes në raportin dashuror sepse Venusi është nervoz, këtë të mërkurë 25 ka më shumë se kurrë shanse për polemika. Dhe Hëna është kundër jush, kështu që përpiquni të ecni përpara, për t’i lënë gjërat të rrëshkasin pa menduar dhe pa e vrarë shumë mendjen për to. Në punë përpiquni të qëndroni të qetë me pak durim do të vijë një kënaqësi e madhe!

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Yjet për sferën e dashurisë janë në anën tuaj, nëse jeni beqar lëreni veten të ecë pas rastësisë, së shpejti do të lindë diçka e bukur. Në punë, një ditë produktive po vjen. Jupiteri është me ju, duhet të jeni pozitiv!

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Vendimet që do të merrni në fund të muajit në dashuri, këtë të mërkurë i paraprijnë një dite të qetë. Në punë keni shumë gjëra për të bërë, por të premten, idetë, ato të mirat, sigurisht që nuk do të mungojnë.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri përpiquni të qëndroni të qetë, nuk mund të thoni gjithmonë atë që mendoni. Në punë, Venusi së shpejti nuk do të jetë më përballë shenjës tuaj, ndaj në qershor do të vijnë lajme të mira!

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Këtë të mërkurë 25 do të jeni pak nervoz, Mërkuri sjell dyshime dhe ju vë në mendime, veçanërisht për të kaluarën dhe ish-in. Në punë, nëse keni biznesin tuaj, përparimet do të vijnë së shpejti!

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, nëse diçka ka shkuar keq në 48 orët e fundit, tani mund të rikuperoni. Në punë, mos e nënvlerësoni një kontakt. Një telefonatë do të jetë thelbësore!

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri, një fazë rikuperimi po fillon dhe qielli premton gjëra të mëdha. Në punë, përpiquni të mos ushqeni polemikat. Pa merak se gjithçka do të zgjidhet!

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Hëna është në anën tuaj, nëse jeni beqarë do të ketë lajme të mira. Në punë, tani jeni në gjendje, me potencialin tuaj, të merrni gjithçka që dëshironi!

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri nëse ka diçka që nuk shkon, është më mirë ta diskutoni menjëherë sepse ditët e fillimit të javës së ardhshme do të jenë paksa të vështira. Në punë, Marsi nuk është në shenjën tuaj, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni së qeni aktiv!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme