New York Times ka publikuar një përmbledhje pamjesh në një artkiull që tregon se si dukeshin vitet e mashtrimit të Putinit dhe mashtrimit të liderëve perëndimorë.
Pamjet nga takimet dhe fjalimet ndërkombëtare gjatë 20 viteve të fundit tregojnë Vladimir Putinin duke u pritur ngrohtësisht nga liderët botërorë, duke përfshirë ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-presidentin e SHBA-së George Ë. Bush, transmeton portal arbresh.info
“Edhe nëse thjesht vendosën t’i jepnin atij një shans për qëllime politike, ata morën një rrezik të përmasave historike – jini të mirë me Putinin dhe ndoshta ai do t’ju kthejë mirë,” shkruan Adam Westbrook. “Ndërsa është e diskutueshme nëse qeveritë perëndimore mund të kishin parashikuar vizionet e përgjakshme të Putinit, le të jemi të qartë për një gjë: diplomacia personale nuk funksionon kur ju nevojitet më shumë”, vazhdon Westbrook.
Ndërsa ishte në pushtet, Bush tha për Putinin: “Unë e pashë atë shumë të hapur dhe të besueshëm. Unë munda ta ndjeja shpirtin e tij. Nuk do ta kisha ftuar në fermën time nëse nuk do t’i besoja.”
Në të njëjtën kohë, Blair tha: “Roli që Rusia ka luajtur në komunitetin ndërkombëtar që nga 11 shtatori është i jashtëzakonshëm”.
Ndërsa presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy e përshkroi Putinin si “shumë inteligjent”. Gjatë presidencës së tij të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama vlerësoi punën “e jashtëzakonshme” që Putin ka bërë për popullin e tij./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...