Policia e Shqipërisë arreston 8 tifozë të Feyenoordit, sulmuan brutalisht tifozin shqiptar

22:18 | 24 Maj 2022
KRG

Policia ka dhënë versionin zyrtar për përplasjen e ndodhur me tifozët holandezë, pasditen e sotme në Tiranë.

Sipas “bluve” te kryeqytetit, holandezët janë konfliktuar me një 45-vjeçar shqiptar.

Si pasojë e përleshjes fizike është dëmtuar 45-vjeçari A. G., i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se tifozët e Feyenoordit ishin në gjendje të dehur. Sakaq, policia ka shoqëruar tetë prej tyre, ndërsa po heton rrethanat e ngjarjes.

 

Të ngjashme