Polonia ka dërguar tanke në Ukrainë dhe bëhet fjalë për një numër të madh, presidenti polak Andrzej Duda.
“Ne po llogarisim në mbështetjen e komunitetit, që është NATO, dhe po llogarisim edhe mbështetjen e SHBA-së dhe gjithashtu të Gjermanisë”, tha ai gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Në prill, kryeministri polak Mateusz Morawiecki pranoi për herë të parë se Polonia kishte dërguar tanke në Ukrainë. Nuk janë dhënë detaje, por raportet e mediave sugjerojnë se ata kanë furnizuar tanke T-72 të periudhës sovjetike.
Presidenti Duda tha se ushtria polake tani po përdorte shumë tanke gjermane Leopard 2.
“Nëse aleatët tanë gjermanë do të na mbështesnin me një grumbull tankesh që do të zëvendësonin ato që i dhamë Ukrainës, do të ishim shumë mirënjohës. Ne kishim një premtim të tillë, dëgjojmë se Gjermania nuk është e gatshme ta përmbushë këtë premtim zhgënjim i madh për ne”, tha ai. /abcnews.al
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...