Në 30 maj do të jetë raundi i tretë i procesit të votimit të Presidentit të Republikës. Afati i dorëzimit të dokumentacionit të kandidateve, është të dielën, më datë 29, ora 16:00.
Ishte kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i cili propozoi ka në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve që data 30 maj të jetë raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit.
“Raundi i radhës, 30 maj ora 10:00. Shpresoj të kemi votim dhe zgjedhjen e presidentit”, tha Balla. Ky propozim u miratua nga kryetarja e Konferences, Lindita Nikolli.
Dy raundet e para për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dështuan. Në Kuvend nuk u paraqit asnjë emër nga palët politike, ndërsa marrëveshja mes maxhorancës dhe opozitës u prish.
Mënyra e propozimit të emrave është pika që ndan palët, ndërsa më herët socialistët pranuan draftin e Enkelejd Alibeajt. Demokratët kërkojnë që të propozojnë katër emra dhe më pas të përzgjidhet një kandidaturë bashkarisht me socialistët që t;ja depozitojnë Kuvendit për tu votuar. Sipas tyre kjo është mënyra e vetme për të zgjedhur një president konsensual.
Nga ana tjetër, Taulant Balla theksoi edhe njëherë sot se PS nuk do të propozojnë asnjë emër edhe për datën 30, pasi i përmbahen marrëveshjes, që deri në raundin e tretë propozon opozita. Balla bëri thirrje që opozita të sjellë një emër me firmat përkatëse./abcnews.al
Vëllaznimi “deklason” Prishtinën në Gjakovë
Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në bjeshkët e Istog...
Nesër inaugurohet Laboratori i Forenzikës, marrin pjesë Hajd...
Veliaj uron qytetarët për festat: E nisim vitin 2025 si Krye...
Momenti kur shefi i linjës ajrore përkulet në shenjë falje p...
Trepça arrin marrëveshje me Kristi Kote