Shqipëria pret për herë të parë një finale të një gare evropiane, pasi në Tiranë do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme, me “Air Albania”-n është gati tashmë të presë Romën e Feyenoordin, me skuadrat që do të kërkojnë trofeun e Ligës së Konferencës.
Nesër mbrëma në orën 21:00 do të fillojë momenti historik për gjithë Shqipërinë, shkaku që organizon një event të tillë për herë të parë.
E kur duhet edhe një ditë nga kjo finale është zbuluar edhe çmimi që merr fituesi i këtij komepticioni.
Fituesi i trofeut të parë të kësaj gare do të marrë pesë milionë euro, ndërsa vendi i dytë do të përfitojë tre milionë euro, ndërkohë të dyja skuadrat në fjalë kanë marrë pagesa për çdo rreth të kaluar dhe ndeshje të fituara në fazën e grupeve, që variojnë nga 150 mijë euro deri në dy milionë euro që ka qenë shifra që përfituan në takimet e gjysmëfinaleve.
Ndërsa kampioni i Ligës së Konferencës, përveç shumës monetare, do të garantojë edhe kualifikimin në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë vlen të theksohet se të dyja këto skuadra tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës nga kampionatet vendase, Roma në Seria A, pasi e mbylli sezonin në vend të gjashtë dhe Feyenoord në Eredivisie, pasi u rendit në vend të tretë.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë