Alarmi për bombë në Rektoratin e UP-së, del prapë i rremë

14:46 | 24 Maj 2022
A. B.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshimet që ndërlidheshin me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

Lajmin për arbresh.info e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapsirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mejtet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, Policia e Kosovës rreth orës 12:00 pranoi informata për dyshime që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Kujtojmë se edhe ditë më parë ishte dhënë një alarm për bombë, por që i njëjti më vonë kishte rezultuar i rrejshëm. /arbresh.info/

lexo edhe:

Alarm për bombë te rektoriari i UP “Hasan Prishtina”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme