Ministrja për BE -në dhe Kushtetutën në kancelarinë austriake, Karoline Edtstadler, ka thënë se është koha që përfundimisht të liberalizohen vizat për Kosovën, pasi 95 kriteret e kërkuara nga BE-ja janë plotësuar.
Edstadler ka zhvilluar një takim me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla ku ndër të tjera kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Një bashkëbisedim i mirë me zëvendëskryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla. Dialogu Prishtinë-Beograd është kyç jo vetëm për stabilitetin e rajonit por edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Shpresoj për përparim të shpejtë në çështjet me rëndësi praktike për qytetarët në të dy shtetet në mënyrë që të ndërtohet besimi reciprok”, ka thënë ajo.
Tutje ministrja austriake është shprehur se ka ardhur koha që përfundimisht Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave.
“Kosova është vendi i fundit në Ballkan të cilës i kërkohen vizat. Kosova ka përmbushur 95 kriteret për liberalizim të vizave, dhe Parlamenti Evropian vazhdimisht është deklaruar në favor të liberalizimit të vizave. Është koha përfundimtare që të realizohet liberalizimi i vizave për Kosovën”, ka thënë ajo. /arbresh.info/
Good exchange with Vice-Prime Minister of the Republic of Kosovo, Donika Gërvalla-Schwarz. The Belgrad-Pristina Dialogue is crucial not only for the stability of the region but also the European perspective of the Western Balkans. (1/3) pic.twitter.com/j3FQyquEe2
— Karoline Edtstadler (@k_edtstadler) May 24, 2022
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...