Alarm për bombë te rektoriari i UP “Hasan Prishtina”

13:15 | 24 Maj 2022
arbresh.info

Objekti i Rektoratit është rrethuar përsëri nga policia e Kosovës, pasi që është pranuar një alarm tjetër për bombë.

Lajmin për alarmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme