Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve S.Sh., A.D.,V.N.,S.D., A.Sh., B.H., S.Sh., S.H., M.Sh., Z.S., F.D., M.Y., A.D., H.I., dhe S.Y.,(shtetas të Republikës së Turqisë), të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji nëntor 2021 deri më 23 maj 2022, të pandehurit duke vepruar si anëtar të grupit, kanë poseduar me qëllim të shitjes, 67 kilogram narkotik të llojit heroinë, të cilën fillimisht si lëndë të parë e kanë marrë në Iran e pastaj përmes Turqisë e kanë sjellë në Republikën e Kosovës, me çka kryen veprën penale “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe naloge” nga neni 267 par 2 lidhur me nenin 275 par 1 nën par 1 .1 të KPRK-së./arbresh.info/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor