Domatet që janë modifikuar nga gjenet për të krijuar vitaminën D, e njohur ndonjëherë si vitamina e diellit, mund të jenë një zgjidhje e thjeshtë dhe afatgjatë për një problem shëndetësor mbarëbotëror.
Studiuesit përdorën modifikimin e gjeneve për të fikur një komponent të veçantë në ADN-në e bimës, i cili rriti nivelet e provitaminës D3 si në frutat ashtu edhe në gjethet e domates, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarët janë theksuar se kur ajo ekspozohej ndaj rrezatimit UVB, shëndërrohej në vitaminë D3.
Vitamina D prodhohet në trupin tonë si rezultat i ekspozimit të lëkurës ndaj rrezatimit UVB, megjithëse burimi kryesor është dieta, sipas ScienceDaily.
Këto domate mund të shpëtojnë miliona njerëz që vuajnë nga mungesa e vitaminës D, një problem në rritje i lidhur me rrezikun e kancerit, demencës dhe shkaqeve tjera kryesore të vdekjes.
Mungesa e vitaminës D është shoqëruar gjithashtu me një rritje të ashpërsisë së infeksionit Covid-19, sipas hulumtimeve.
Në mënyrë natyrale, domatet përbëjnë një sasi të ulët të vitaminës D.
Grupi i profesoreshës Cathie Martin të Qendrës John Innes përdori modifikimin e gjeneve CRISPR-Cas9 për të ndryshuar kodimin gjenetik të bimëve të domates në mënyrë që provitamina D3 të grumbullohet në frutat e domates.
Sipas shkencëtarëve, të rriturit duhet të konsumojnë 10gr vitaminë D në ditë./arbresh.info/
Sot pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luci” në Pr...
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...