Inteligjenca ukrainase: Putin i mbijetoi një atentati në shkurt

00:34 | 24 Maj 2022
Trina Galanxhi

Oficeri i lartë i inteligjencës ukrainase Kirilo Budanov, pretendon se në muajin shkurt është bërë një atentat ndaj Presidentit rus, Vladimir Putin.

Atentati është kryer, thotë ai, pas fillimit të luftës në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info

Ai tha se lideri rus u sulmua nga përfaqësues të rajonit të Kaukazit, i cili ndodhet midis Detit të Zi dhe Kaspik. Megjithatë, asnjë provë nuk është paraqitur deri më tani.

“Ky është në informacion që nuk është bërë publik. Ishte një përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por me të vërtetë ndodhi. Ndodhi rreth dy muaj më parë. Nuk kishte asnjë publicitet për këtë ngjarje, por ndodhi,” tha Budanov./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme