Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi sot se vendi i tij do të ndërhyjë ushtarakisht nëse Kina përdor forcën për të pushtuar Tajvanin, raporton Anadolu Agency (AA).
“Politika jonë ndaj Tajvanit nuk ka ndryshuar fare. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në të gjithë ngushticën e Tajvanit për të siguruar që nuk ka ndryshim të njëanshëm të status quo-së”, tha Biden në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin japonez Fumio Kishida në Tokio.
Biden tha se Pekini “tashmë po flirton me rrezikun duke fluturuar shumë afër (Tajvanit) dhe me të gjitha manovrat që po ndërmerr”, tha presidenti amerikan.
“Por Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara, kemi marrë një angazhim, mbështesim politikën e një Kine, por kjo nuk do të thotë se Kina ka juridiksionin për të përdorur forcën dhe për të marrë Tajvanin”, tha Biden.
Pekini e konsideron Tajvanin, vendi i mbi 24 milionë banorëve, si “provincën e shkëputur” të tij dhe nuk e ka përjashtuar marrjen e kontrollit të ishullit me forcë.
Taipei, megjithatë, ka insistuar në pavarësinë e tij që nga viti 1949 duke lidhur marrëdhënie të pavarura diplomatike me 14 vende.
Biden tha se SHBA-ka dhe Japonia, si dhe vendet e tjera, “qëndrojnë të vendosura për të mos lejuar që kjo të ndodhë”.
“Pres që kjo të mos ndodhë”, shtoi ai.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse SHBA-ja do të përfshihet ushtarakisht në Tajvan nëse Kina përdor forcën për të marrë nën kontroll ishullin, Biden u përgjigj: “po”.
“Ky është zotimi që kemi marrë”, shtoi Biden.
“Ne pajtohemi me politikën e një Kine… e kemi nënshkruar atë dhe të gjitha marrëveshjet shoqëruese që dalin nga kjo, por ideja se ajo mund të merret me forcë nuk është thjesht e përshtatshme”, tha presidenti amerikan.
Në lidhje me atë nëse Washington-i do të heqë ndonjë tarifë të vendosur ndaj produkteve kineze, Biden tha se administrata e tij nuk vendosi asnjë nga tarifat.
Duke diskutuar rritjen e inflacionit, mungesën e ushqimit dhe krijimin e vendeve të punës në SHBA, Biden tha se administrata e tij “po konsideron heqjen e disa tarifave për importet nga Kina”.
Në vitin 2018, administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump kishte vendosur tarifa për disa produkte kineze.
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...
Forca e lëngjeve bimore për një lëkurë të shëndetshme