Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, ku një punonjës policie ka vrarë me armë zjarri kolegun e tij, pas një konflikti të ndodhur në sallën e mbledhjeve.
Autori Ludian Zaimi ndodhet në komisariat, ndërsa në vendngjarje janë dëgjuar gjashtë të shtëna.
Sipas informacioneve, të dy janë policë të patrullës së përgjithshme, ndërsa viktima ishte në prag pensioni. Autori ka një vit e gjysmë në polici, kurse viktima ushtronte detyrën prej mbi 20 vitesh.
Dyshimet e para janë se arsyeja e acarimit të të riut ishte se viktima e bullizonte prej kohësh. Ai fillimisht e ka qëlluar tre herë, më pas ka hyrë në komisariat dhe e ka qëlluar edhe tre herë të tjera duke e lënë të plagosur rëndë.
“Rreth orës 21:20 janë dëgjuar gjashtë të shtëna, dy policë janë konfliktuar, konflikt i cili kishte nisur prej muajsh, pasi Çaushi kishte 20 vite në polici dhe polici tjetër vetëm një vit e gjysmë dhe muajt e fundit ishte bashkuar me kolegun e tij. Ata patrullonin së bashku, polici më i vjetër e bullizonte në punë. Ai e ka qëlluar tre herë brenda, më pas ka dalë jashtë dhe është futur sërish dhe ka qëlluar sërish duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas kanë hyrë të tjerët që kanë arritur t’i kapin armën. Ai u transportua në spitalin e Traumës. Rruga ‘Mine Peza’ tashmë është blinduar, skena e krimin është brenda komisariatit,ndërsa atje janë Glkedis Nano, Lorenc Paganika. Autori është në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka folur me askënd”, tha gazetarja Dorjana Bezat, e cila ndodhet në vendngjarje.
Në ambientet e Komisariatit nr. 3 gjithashtu ka shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.
“Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme. Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital. Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë./tch
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?