Pas 11-vitesh pritje, Milan u rikthye te titulli kampion teksa kuqezinjtë triumfuan në ndeshjen e fundit të kampionatit me rezultatin 0-3 ndaj Sassuolos.
Kuqezinjtë në këtë sezon u shfaqën një grup i bashkuar me në krye trajnerin Stefano Pioli, por mbi të gjitha të udhëhequr nga Zlatan Ibrahimovic. 40-vjeçari ka qenë një lider për skuadrën në fushë, por më së shumti për frymën që ka përçuar në dhomat e zhveshjes.
Ndërkohë, pas ndeshjes së fituar ndaj Sassuolos është publikuar edhe një video e suedezit që mban fjalim para shokëve të ekipit duke theksuar se në fillimi askush nuk besonte te Milani, ndërsa nuk mungon edhe një veprim “alla Ibra” pasi 40-vjeçari kthen përmbys tavolinën.
“Në fillimin e sezonit, askush nuk besonte te ne, por nga e gjitha kjo ne u bëmë më të fortë. Jam shumë krenar për të gjithë ju, prandaj më bëni një nder; festoni si kampionë sepse nuk është Milano që i përket Milanit, është Italia që i përket Milanit”, përfundon Ibra duke ndezur festën te shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes.
AlwayZ believe in @Ibra_official ?#AlwaysWithYou #SempreMilan pic.twitter.com/jZVY3OqwBI
— AC Milan (@acmilan) May 23, 2022
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...