ShBA afër dërgimit të forcave speciale në Ukrainë

16:57 | 23 Maj 2022
KRG

Pentagoni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po vlerësojnë mundësinë e dërgimit të Forcave Speciale në Kiev për të ruajtur ambasadën e sapo rihapur në kryeqytetin ukrainas. Këtë e tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby për Washington Post, duke konfirmuar kështu pretendimet e Wall Street Journal, në artikullin e publikuar një ditë më parë.

“Pentagoni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po shqyrtojnë kërkesat e mundshme të sigurisë për ambasadën e sapo rihapur në Kiev, por për momentin nuk është marrë ende asnjë vendim”, tha John Kirby.

Wall Street Journal, që citoi zyrtarë amerikane pohoi të dielën se propozimi nuk i ishte paraqitur ende shefit të shtëpisë se bardhe por nëse aprovohet, do të përfshinte dërgimin e trupave vetëm për mbrojtjen dhe sigurinë e ambasadës që gjendet brenda rrezes së raketave ruse.

Një hap i tillë mund të interesohej në shumë mënyra nga Moska dhe me gjasë do të shihej si një provokim. Sipas zyrtarëve, presidenti Biden do të duhej të merrte një vendim të vështirë, duke vënë në peshore dëshirën për të shmangur për shkallëzim të pranisë ushtarake në një zonë konflikti me frikën për sigurinë e diplomatëve amerikanë./A2CNN/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme